Chelsea ofron 80 milionë euro për De Ligt

04 korrik 2022 | 11:45

Chelsea po kërkon me çdo kusht transferimit e Matthijs de Ligt drejt “Stamford Bridge”.

“Blutë e Londrës” po bëjnë presion për të nënshkruar me De Ligt dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, ata tani kanë ngritur ofertën e tyre drejt Juventusit.

Sipas raportit në fjalë, Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për të nënshkruar me holandezin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro në kontratën e tij, transmeton lajmi.net.

Chelsea ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh të refuzuar javën e kaluar me Timo Werner ose Christian Pulisic që iu ofruan Juventusit në marrëveshje, por që nuk u pranua nga skuadra italiane.

De Ligt dëshiron të largohet nga Juventusi në verë, siç u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit Maurizio Arrivabene në javën e kaluar.

Ish-kapiteni i Ajax-it iu bashkua gjigantëve të Serie A në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në vitin 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi ligjor i Amber Heard ka paraqitur një mocion për…