Bytyqi e AAK-së: Kurti dhe Osmani spektatorë në ShBA, marrëveshjen e nënshkroi Rizvanolli

26 korrik 2022 | 12:14

Shkuarjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në e ka kritikuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi.

Ajo është shprehur se Osmani dhe Kurti kanë qenë vetëm spektatorë në ShBA, ndërsa marrëveshjen e ka nënshkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Boll mirë. Pse mos me shkuar në Amerikë kryeministri Kurti e presidentja Osmani, në rolin e spektatorit, për një marrëveshje që ka me nënshkruar ministrja Rizvanolli. Me rëndësi që populli është mirë, pagat i ka të larta, e mirëqenia në nivel. #Hipokrizia s’ka kufi!”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga “Luan Haradinaj” në Prishtinë është bllokuar për qarkullim sot…