Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Sunny Hill Foundation
04 gusht 2022
| 15:15
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe babai, njëherit menaxheri i saj, Dukagjin Lipa kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Sunny Hill Foundation.
Sunny Hill Foundation është një organizatë e bamirësisë që funksionon nën patronazhin e Dua Lipës.“Sunny Hill Foundation është duke krijuar një qendër e muzikës dhe artit në rajon në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”, thuhet në webfaqen e Sunny Hill Foundation.