Ministria e Ekonomisë monitoron rregullimin e blloqeve për ta siguruar rrymën gjatë dimrit

01 shtator 2022 | 16:34

Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të “Kosovës A” dhe “Kosovës B” nga ana e KEK-ut për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit.

Kjo ministri ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetike..

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përfunduar remontin e bllokut ‘B2’, njësi e cila tashmë është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 260 MWh. Gjithashtu, KEK ka përfunduar sanimin e rrjedhjeve të ujit në njësinë ‘A3’, e cila është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 130 MWh”.

“Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: ‘A3’, ‘A4’, ‘B1’ dhe ‘B2’, të cilat në total prodhojnë afro 800 MWh. Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të ‘Kosovës A’ dhe ‘Kosovës B’ nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit. Përderisa kthimi i dy blloqeve në funksion luan rol kyç në përmirësimin e situatës energjetike në vend, si dhe sigurisë së furnizimit, Ministria e Ekonomisë bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetike”, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova përfaqësohet për herë të parë me një anëtare në…