Kane e pëlqen kalimin te Bayerni
Sulmuesi anglez Harry Kane do të jetë objektivi kryesor i klubit gjerman për sezonin e ardhshëm nëse merret një vendim përfundimtar për të blerë qendërsulmues, sipas gazetarit nga “Sky Sport Deutschland”, Florian Plettenberg.
Diskutimet për këtë çështje thuhet se janë duke u zhvilluar, por që Bayerni për momentin nuk ka vendosur nëse ka nevojë për një sulmues tipik. “Bavarezët” kanë kontaktuar me vëllanë e lojtarit, Charlie, i cili është edhe agjenti i sulmuesit të Tottenham Hotspurit.
Është raportuar se klubi e ka informuar atë për gatishmërinë për të bërë një ofertë për transferimin e 29-vjeçarit në rast se ai nuk rinovon kontratën me klubin nga Londra. Në anën tjetër, edhe kapiteni i Kombëtares së Anglisë thuhet se nuk është kundër një lëvizjeje të mundshme drejt “Allianz Arena”. Harry Kane ka kontratë të vlefshme me Tottenhamin deri më 30 qershor 2024.



