Daja: Të vazhdojmë me paraqitje si ajo me Cluj, Slavia ka eksperiencë
14 shtator 2022
| 22:57
Ndeshja e dytë në Conference League sheh Ballkanin të përballet me Slavian e Pragës në Çeki, të enjten. Para këtij takimi ka thënë fjalën e tij për mediat, trajneri i ekipit nga Suhareka, Ilir Daja.
“Është ndeshja e parë në transfertë ku përballë kemi ekipin favoritë, ku gëzon një formë shumë të mirë edhe në kampionatin vendor në Çeki, ka edhe shumë eksperiencë në kompeticionet evropiane, por gjithsesi duke e respektuar kundërshtarin ne do të përpiqemi që me mundësitë tona, me kontingjentin që kemi në dispozicion të bëjmë më të mirën e mundshme për të vazhduar atë paraqitjen e mirë që kemi bërë ndaj një kundërshtari tjetër të fortë siç është Cluj në ndeshjen e parë të grupeve”, tha ai.



