Tahirsylajt i hakohet llogaria në “Facebook”, dikush u kërkon para kushërinjve të tij

21 shtator 2022 | 08:18

Meteorologut të njohur në Kosovë, Sylë Tahirsylaj, i është hakuar llogaria në “Facebook”, ka njoftuar vajza e tij, Donika Tahirsylaj Alidema, e cila është specialiste e psikologjisë mjekësore.

Nga llogaria e meteorologut po kërkohen para kinse për një hall të madh që ai e ka.

Vajza e meteorologut tha se janë të shqetësuar me veprimet që po kryhen në emër të babait të saj.

“Rasti tashmë është raportuar edhe në polici. Jemi të shqetësuar sepse po kërkohen shuma të mëdha parash. Disa kushërinj kanë deponuar deri në 2 000 euro duke menduar se po e ndihmojnë babanë”, tha ajo.

Sipas saj, duket se llogaria bankare nga ku po kërkohen para është nga Shqipëria.

Insajderi ka siguruar edhe mesazhet që po shpërndahen nga llogaria e meteorologut:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tefta Cami - ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës Kongresi i…