Sot përballen City – Unitedi, formacionet e mundshme
02 tetor 2022
| 09:18
Ndeshja kryesore sot në arenën ndërkombëtare do të zhvillohet në ligën më të fortë në botë, në Premierë Ligë.
Manchester City dhe Manchester Unitedi do të përballen në kuadër të xhiros së tetë.
City e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos me ardhjen e Erling Haalandit, i cili s’ka të ndalur – 14 gola në 10 paraqitje në të gjitha garat.
Në anën tjetër, trajneri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, e nisi keq aventurën me dy humbje radhazi, por në katër ndeshjet e fundit Unitedi ka katër fitore rresht dhe do ta synojë të pestën sot ndaj kampionit aktual.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 15:00.
Formacionet e mundshme:




