PDK-ja: Në revistën franceze, qeveria e promovon Kosovën si tokë ku lindën manastiret ortodokse serbe

07 tetor 2022 | 11:28

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka prezantuar një artikull të shkruar në revistën e njohur franceze “Petit Fute” ku Kosova portretizohet si vend ku lindën manastiret ortodokse serbe.

Ky artikull, sipas PDK-së është sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në lidhje me këtë çështje në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur “skandaloze” dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ai ka thënë se ky artikull në këtë revistë franceze është sponsorizuar nga Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve (KIESA).

Sipas tij, Kosova paraqitet si vend i lashtë, por nuk kuptohet qëllimi i qeverisë e cila në këtë artikull të sponsorizuar e paraqet Kosovën vend ku lindën kishat ortodokse serbe.

“Ajo gjithashtu ka qenë një tokë bizantine ku lindën manastiret e saj madhështore ortodokse serbe”, është thënë në shkrimin e sponsorizuar nga buxheti i taksapaguesve kosovarë, sipas PDK-së.

“Qysh është e mundshme me promovuar si vend ku kanë lind manastiret ortodokse serbe. I nderumi ma dërgoi revistën, magazina, Qeveria promovon një artikull, në këtë rast MTI, e cila mes tjerash thotë se ‘Kosova ka qenë tokë bizantine, ku lindën manastiret ortodokse serbe’. Kjo është një doktrinë e shtetit serb. Një promovim i artikullit të tillë, unë nuk e di çka ma tutje Vuçiqi, Tadiçi e Jeremiq”, ka thënë Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

Në vazhdim të artikullit thuhet se Kosova ishte vendi më i varfër deri në shkurtin e vitit 2022 prej kur sipas artikullit ka filluar të fryj erë lirie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…