Policia shpall në kërkim gjashtë serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë (foto)
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka shpallur në kërkim gjatë serbë të cilët dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka kërkuar nga kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë policinë në telefon ose në stacionin më të afërt policor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shpallje në kërkim të të pandehurve
Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon:
Urdhër për shpalljen në kërkim të pandehurve
Personat e shpallur në kërkim janë:
- AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960
- DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967
- JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961
- PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969
- RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974
- RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974
Të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale: Krime lufte kundër popullsisë civile
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:
– Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP
– E-mail adresa: [email protected]