Komisioni për Ekonomi miraton Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore

07 nëntor 2022 | 11:28

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i drejtuar nga Ferat Shala, kryetar, të hënën ka shqyrtuar raportin me rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ndonëse debati për këtë projektligj kishte përfunduar, megjithatë, pas rekomandimeve nga Bashkimi Evropian, anëtarët e komisionit debatuan dhe shqyrtuan Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Me këtë rast rekomandimet e dhëna u bënë pjesë e këtij projektligji, duke marrë kështu mbështetjen me votë nga shumica e anëtarëve të komisionit.

Projektligji me raportin me Rekomandime procedohet tutje për shqyrtim të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndeshje shumë interesante, me kthesa dhe dramatike, Trepça…