Edward Joseph pas takimit me Memli Krasniqin: Kosovës i duhet një lider i tillë që ec përkrah ShBA-së
20 nëntor 2022
| 14:04
Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesori Edward Joseph. ka mirëpritur në Uashington kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Profesori Joseph përmes një cicërime në “Twitter” e ka vlerësuar lartë kreun e opozitës në Kosovë.
Joseph është shprehur se Kosova ka nevojë për liderë si Krasniqi që gjithmonë ecin me SHBA-në dhe nuk bien në kurthet e Beogradit.
“Kënaqësi të takosh një figurë të përgjegjshme opozitare si Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së. Kosova ka nevojë për liderë që nuk bien në kurthet e Beogradit, dhe që gjithmonë ecin me ShBA-në”, ka shkruar profesori Joseph.




