Krasniqi takohet me Alex Sorosin në ShBA: Shkëmbyem ide për situatën në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor

20 nëntor 2022 | 14:14

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka takuar dje në New York, Alex Soros, djalin e filantropistit amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribuues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi”, shkruan ai.

Krasniqi e ka falënderuar Sorosin për kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.

“Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bruksel,…