Vërshimet në disa komuna, FSK-ja e gatshme të intervenojë
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës.
Si rezultat i kësaj, situatë më e rënduar paraqitet në Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Junik, Vushtrri e Mitrovicë.
E pas situatës së krijuar, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se autoritet janë duke e monitoruar situatën në terren.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Ai ka shtuar se FSK-ja është e gatshme të intervenoj aty ku kërkohet.
“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK-ja si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.
.




