Nadali: Dua të fitoj në Australian Open
Me 22 grand slam të fituara në karrierën e tij, dy prej të cilëve këtë vit, tenisti spanjoll Rafael Nadal është padyshim një nga ikonat e këtij sporti. Aktualisht, numri dy në botë, ndodhet në Amerikën e Jugut, në një turne bashkë me mikun e tij, norvegjezin Casper Ruud, turne që mbyllet më 1 dhjetor.
“Nuk mendoj se jam tenisti më i mirë në histori. Kjo është një gjë që e vendos në plan të dytë. Trashëgimia që lëmë pas është e rëndësishme për mua dhe personat që kam pasur pranë në 20 vitet e fundit”, ka thënë Nadal.
“Për mua, e rëndësishme është aspekti njerëzor që njerëzit lënë pas dhe më pas ai sportive. Unë dua të luaj ende, të jap maksimumin në fushë në çdo ndeshje dhe natyrisht të fitoj. Përpara është Australian Open, një turne ku jam kampion dhe dua ta mbroj titullin”, ka shtuar spanjolli



