Kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i Albulena Haxhiut

09 dhjetor 2022 | 20:41

Si manipulim me prova, është kategorizuar nga Policia e Kosovës zhdukja e mostrave të Astrit Deharit që po ruheshin në Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK.

Në raportin 24 orësh, tregohet se zhdukja e 12 epruvetave me gjak, një e urinës dhe një e lukthit, u raportua nga një zyrtare e institutit.

Derisa hetimet nga Prokuroria Speciale vazhdojnë, numri i zyrtarëve të suspenduar mbetet katër.

Ndërkohë, të premten erdhi dorëheqja e parë në IML.

“Po, kam dhënë dorëheqje morale nga pozita e zv. Drejtorit të Institutit për Mjekësi Ligjore”, Naim Uka, mjek ligjor.

Një akt të tillë, po kërkohet ta bëjë edhe e para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Nëse ajo nuk e merr këtë vendim, Lidhja Demokratike konsideron se duhet të vijë shkarkimi i saj, për këtë rast të cilësuar si skandal.

Të parëndësishme dorëheqjen ose shkarkimin e Albulena Haxhiut nga posti i ministres e sheh Partia Socialdemokrate.

Azdren Shala nga kjo parti, ngre pikëpyetje në lidhje me mostrat e zhdukura dhe qasjen e Lëvizjes Vetëvendosjes ndaj tyre në periudha të ndryshme kohore.

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në vitin 2016 u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shkuar për një vizitë sot në…