Ambasadori Reka takon shefin e delegacionit të BE-së në OKB, flasin për integrimin e Kosovës në BE
20 janar 2023
| 17:57
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar shefin e delegacionit të BE-së në OKB, Olof Skoog.
Reka e Skoog kanë diskutuar për integrimin e Kosovës në BE.
“Kënaqësi të takoja ambasadorin, Olof Skoog, Shefin e Delegacionit të BE-së në OKB. Integrimi i Kosovës në BE, mbetet prioritet strategjik i vendit i cili së voni aplikoi për statusin e kandidatit”, ka shkruar Reka në “Facebook”.




