Ambasadori i ShBA-së në Serbi: Një herë asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman

24 janar 2023 | 15:54

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se fillimisht duhet të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman.

Këto deklarime Hill i ka bërë në muzeun “Nikola Tesla” pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe USAID-it.

Ai ka thënë se asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.

Sipas diplomatit amerikan, një herë duhet të përfundohet asociacioni dhe më pas të vazhdohet me propozimin franko-gjerman, shkruan “RTV”.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e asociacionit dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, pasuar nga ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman i cili gëzon përkrahje nga BE-ja. Ky dokument ka të bëjë me ide më të gjera që kërkojnë më shumë kohë”, ka thënë Hill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se shteti i…