Rossi: Pengu më i madh i jetës time është titulli i 10 kampion

31 janar 2023 | 17:15

Ish-piloti italian i MotoGP, Valentino Rossi, ikona e këtij sporti, prej një viti është tërhequr nga garat. Ai e mbylli karrierën me 9 tituj kampionë bote në garat e motoçiklizmit, pa mundur dot të korrë edhe trofeun e 10 që e ndoqi për shumë vjet.

Pikërisht ky është pengu i vetëm për Rossin: “Sa herë që e mendoj titullin e dhjetë trishtohem, pasi nuk arrita dot ta fitoj. Mendoj se e meritoja një titull të tillë duke u bazuar në nivelin dhe shpejtësinë që kam pasur në pistë”.

Rossi aktualisht konkurron në garat Endurance me makina. “Në dy sezone e humba titullin kampion në garën e fundit të sezonit. Edhe për këtë arsye mendoj se e meritoja titullin e dhjetë në MotoGP. Ndoshta periudha që kalova me Ducatin me penalizoi në këtë drejtim, por nuk ndiej keqardhje për ato vite dhe vendimin që mora për të garuar aty. Nëse do të fitonim, do të shkruanim historinë”, ka  deklaruar Rossi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 02.02.2023 Punime nga…