Haradinaj te varri i Rugovës: Përjetësisht nderim për gjithë ata që kontribuuan ta gëzojmë këtë ditë

17 shkurt 2023 | 12:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se figurat që kanë kontribuar për Kosovën, duhen kujtuar.

“Janë qindra mijëra njerëz që duhet kujtuar gjithmonë e në çdo përvjetor të pavarësisë. Shqiptarë që ndër breza dhanë nga jeta e tyre, nga gjaku i tyre, nga pasuria e tyre, për të sotmen e Kosovës. Përjetësisht nderim për gjithë të rënët për liri dhe gjithë ata që kontribuuan ta gëzojmë këtë ditë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai shton se vetëm duke e kujtuar e nderuar të djeshmen, e respektojmë dhe e nderojmë Kosovën e sotme të pavarur.

“Në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e saj”, ka shtuar Haradinaj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në…