Ambasadori francez jep dy data të mundshme për liberalizim të vizave

09 mars 2023 | 15:19

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se më së largu janari i vitit të ardhshëm mund t’i gjejë qytetarët e Kosovës me liberalizim të vizave.

Sipas tij, kjo gjë mund të ndodh edhe më herët, nëse Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), fillon punën më herët.

“Janë 2 data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose tek më e fundit 1 janari (2024). Janë diskutime teknike ku unë nuk mund të tregoj datat e sakta. Mendoj se jemi duke iu ofruar të lejojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza për 90 ditë”, ka deklaruar ai gjatë një vizitë në komunën e Vushtrrisë.

Më tutje, ai ka folur edhe për marrëveshjen e 27 shkurtit, për të cilën ka thënë se ka potencialin që ta ndryshojë jetën e qytetarëve.

“Mendoj që marrëveshja që është aprovuar më 27 shkurt dhe implementimi i aneksit do të diskutohet. Ka një potencial të ndryshohet për mirë çdo ditë jeta e qytetarëve, të gjithëve nga Kosova, këtu në Vushtrri dhe veçanërisht sigurisht në 4 komunat veriore. Jam konfident që po vijmë afër një zgjidhjeje që të gjithë kanë punuar shumë”, ka thënë ambasadori francez.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy ndeshjet derbi të javës së 24-të në Superligë kanë…