Gashi për vizat: Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda

09 mars 2023 | 15:26

Avokati Tomë Gashi e ka komentuar votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai në “Facebook”, ka shkruar se atë çfarë të tjerët nuk e kanë arritur për 10 vjet, kryeministri Akbin Kurti e ka arritur për 10 sekonda.

Sipas tij, ky votim nga shtetet e Evropë është bërë për 10 sekonda.

“10 vjet apo 10 sekonda? Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda! Votimi për liberalizim të vizave u bë nga shtetet e Evropës për 10 sekonda. Mos i hapni shampanjat siç i hapnin të tjerët dhe mos thuani që liberalizimi ka ndodhur pardje sepse votimi për liberalizim është bërë sot!”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
KB “Gjakova 137”, shpall të humbur certifikatën e numrit fiskal:…