Berisha për Kurtin: ‘Luani’ për pushtet e shet edhe Kushtetutën e vet
19 mars 2023
| 13:37
Avokati i njohur Besnik Berisha, ka komentuar takimin e 18 marsit që është mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Berisha duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se për pushtet po e shet edhe Kushtetutën e vendit.
“Po duket që ‘luani’ për pushtet e shet edhe Kushtetutën e vet! ( po harroj se ky dhe partia e tij se kanë njoftë as flamurin, as stemën, as himnin e aq më pak kushtetutë”.
“Pa ndryshime në Kushtetutë ‘vetëmenaxhimi – vetëzajednica’ mbetet veç dakordim në letër e ‘luani’ kalon në opozitë! ‘Vetëmenaxhimi’ është fytyra e vërtet e tij/tyre, kurse pushteti treguesi më i mirë i vlerave të tyre!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.



