Një ditë pasi tha ‘s’e njohim Kosovën’, presidentja e Greqisë zbarkon në Beograd
28 mars 2023
| 12:26
Një ditë pas deklaratës së qëndrimi i Greqisë për njohjen e Kosovës s’ka ndryshuar, presidentja e Greqisë, Katerina Sakellarpoulos ka zbarkuar të martën në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.
Atë e ka pritur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me nderime të larta, i shoqëruar nga kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dhe ministrja për integrim, Tanja Misceviq, shkruan “Kosovo Online”.
Vuçiqi dhe presidentja greke do të mbajnë një takim “sy më sy” dhe më pas do të ketë edhe takim të dy delegacioneve.
Kjo vizitë e presidentes së Greqisë në Serbi vjen pak ditë pas marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje pas së cilës u tha se do të ketë lëvizje të pozicioneve të pesëshes mos-njohëse të BE-së karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës.