‘ZDF’: Kështu e kanë fyer kryediplomaten gjermane mediat serbe

29 mars 2023 | 17:09

Programi i dytë i televizionit publik gjerman “ZDF” ka publikuar një tekst me titull “Lindje apo Perëndim: Ku po shkon presidenti Vuçiq?”

Raporti i gazetares Brita Hilpert, ka filluar me një përshkrim të ceremonisë për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s që u zhvillua më 24 mars në Sombor.

“Civilët vdiqën gjithashtu në sulmet ajrore të NATO-s 24 vjet më parë – ky ishte fokusi i ceremonisë shtetërore për shënimin e 24 vjetorit të fillimit të bombardimeve, të mbajtur të premten në mbrëmje në Sombor. Ishte ditë zie, por jo ditë zie. përballë asaj që ndodhi. Për presidentin serb Aleksandër Vuçiq, është dita kur ‘e drejta ndërkombëtare vdiq përfundimisht’”.

Tutje në këtë raportim është theksuar  fakti se asnjë fjalë s’është thënë për krimet e Serbisë të cilat ishin  bërë shkak që NATO të ndërhynte.

“Asnjë fjalë për krimet e njësive serbe që ishin shkas për ndërhyrjen e NATO-s”, ka shkruar shërbimi publik gjerman

Lidhur me këtë për “ZDF” ka folur edhe e Florian Biber nga Qendra për Studime të Evropës Juglindore të Universitetit të Gracit, i cili thotë se në gjithë këto vite të Vucicit në pushtet është forcuar qëndrimi anti-perëndim i serbëve.

“Në atë kohë, shumica e popullsisë ishte në favor të anëtarësimit në BE, por që atëherë një qëndrim i fortë antiperëndimor është thelluar në mesin e popullatës”,  ka theksuar Biber.

Gjithashtu televizioni publik gjerman ka shkruar edhe për qasjen e mediave serbe. “ZDF” ka publikuar edhe një video nga Serbia si pjesë të tekstit, për të treguar fyerjet e mediave në Serbi ndaj kryediplomates gjermane, Analena Baerbock.

“ZDF” ka treguar se si në televizionin “TV Happy”, ministrja e jashtme gjermane është cilësuar si “një prostitutë profesioniste”.

“ZDF” ka theksuar se kjo s’është deklarata e vetme ofenduese e mediave serbe ndaj Gjermanisë dhe kryediplomates Baerbock

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, në margjina të Samitit të…