“Erdha në Kosovë pa pasaportë diplomatike, pakontroll”, stilisti ironizon me kolegun e tij Valdrin Sahiti
Stilisti Valdrin Sahiti javën e kaluar ka qenë një prej personazheve më të përfolur në media.
Kjo pasi u përfol në disa raportime të mediave online se ai mund të jetë arrestuar në Turqi, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike.
E teksa këto thashetheme e kanë shndërruar në personazhin më të përfolur të javës, duket se nuk kanë munguar edhe ironizimet nga kolegët e tij në rrjetet sociale.
Stilisti Mr. Rex i cili është kujdesur për veshjen e shumë yjeve të estradës publikoi në InstaStory pamje nga arritja e tij në Kosovë, më saktësisht në aeroport te pjesa e udhëtarëve.
“Erdha unë në Kosovë, pa pasaportë diplomatike, pa kontroll”, ka shkruar Mr. Rex në mbishkrimin.
Kjo u pa nga ndjekësit e tij si një ironizim i hapur lidhur me faktin që stilist Sahiti është posedues i pasaportës diplomatike, të lëshuar nga ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila njëherësh është mikja e tij.