UP-së propozohet t’i hiqet emri “Hasan Prishtina”

26 prill 2023 | 07:57

Është propozuar largimi i emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës përmes ndryshimeve statutare të cilat janë në diskutim.

Një propozim i tillë ka ardhur si pasojë që vendosja e emrit u bë shumë vjet pas themelimit të universitetit, dhe në arenën ndërkombëtare jo rrallëherë është ngatërruar si institucion i ri.

Po ashtu, pasaktësi ka shkaktuar edhe fakti që një universitet në Mitrovicë që është në gjuhën serbe pretendon emrin Universiteti i Prishtinës, që ka krijuar konfuzitet e telashe, ndër të tjera, edhe në listimin e punimeve.

Një ide e tillë nuk u kundërshtua nga profesorë historianë, por nuk u mirëprit nga disa organizata studentore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr. Lulzim Nika Të arriturat e të rejave dhe…