Escobari: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit nis me krijimin e Asociacionit

03 maj 2023 | 15:59

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim virtual me gazetarët, ka folur për takimin e djeshëm në Bruksel.

Escobari ka thënë se implementimi i marrëveshjes së arritur në Ohër, fillon me themelimin e Asociacionit.

“Para takimit të djeshëm në Bruksel kemi diskutuar për implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër. Implementimi i saj fillon me themelimin e Asociacionit”, ka thënë Escobari.

Ai ja thënë se në javët e ardhshme do të ketë takim në nivel të kryenegociatorëve dhe është koha që të lëvizet përpara.

“Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë të ecim përpara me këtë”, ka thënë Escobari.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë gjatë takimit të djeshëm në Bruksel shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por janë pajtuar për Deklaratën e të zhdukurve nga koha e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea bëri edhe një tjetër ndeshje zhgënjyese në Premierligë, pasi…