Rukiqi i reagon Bislimit: Migrimi i dy viteve të fundit, dëshmi e humbjes së shpresës

10 maj 2023 | 16:26

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministri Besnik Bislimit, i cili ka deklaruar të enjten se ikja e qytetarëve nga vendi është “diçka normale”.

Rukiqi në “Facebook” ka shkruar se migrimi i qytetarëve të Kosovës nuk është pa arsye, por është migrim “i humbjes së shpresës dhe i kostove të papërballueshme të jetesës”.

“Migrimi i dy viteve të fundit në Kosovë nuk është migrim pa arsye. Është migrim i humbjes së shpresës, është migrim i kostove të papërballueshme të jetesës. Këta qytetarë që po migrojnë për dy vjet nuk e kanë parë asnjë projekt zhvillimor në vendbanimet dhe lagjet e tyre, asnjë shërbim më të mirë shëndetësor, asnjë program edukativ që ju mundëson punësim. Kanë parë vetëm rritje çmimesh dhe retorike boshe”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn ka shpjeguar lejimin…