Varhelyi: BE-ja humbi më shumë se pesë vjet në procesin e zgjerimit

16 maj 2023 | 16:52

“Kemi humbur më shumë se pesë vjet në procesin e zgjerimit të BE-së”.  Kështu ka deklaruar komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në forumin “Eu Meets the Balkans”, i cili është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

“Ne kemi pasur një komision që i tha qartë jo zgjerimit dhe kjo ka pasur ndikim jo vetëm për rajonin, por edhe për vendet anëtare të BE-së”.

“Me luftën në Ukrainë gjërat kanë ndryshuar. Shtetet anëtarët shohin se është në interesin e BE-së për të integruar fqinjësinë sa më shumë sepse është kusht për paqe dhe siguri afatgjatë”, ka thënë Varhelyi, duke theksuar se “dosja e zgjerimit është një kryeprioritet edhe për ato shtete për të cilat nuk ka qenë deri tani”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ukraina ka bërë me dije se ka arrestuar kreun e…