Avancimi i bashkëshortes së deputetit të LV-së, Musliu: Shpifësve ordinerë u paska djegë ‘shpifja’

17 maj 2023 | 10:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar pas avancimit në QKUK të bashkëshortes së deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Ajo e ka quajtur shpifës ordiner deputetin e Bajqinovci.

“Shpifësit ordiner i paska djegë ‘shpifja’ për bashkëshorten e vet. Epo dikur, kur ti instrumentalizoje shpifjet për familjarët e të tjerëve nuk të interesonte fare as bagazhi i tyre profesional dhe as dinjiteti i tyre njerëzor. Nuk të interesonte as data e as viti kur ishin pranuar dhe as padrejtësitë që kishin kaluar në proceset e avancimit. Dhe nuk të intereson as sot kur janë në pyetje të therët. Sot të intereson ta justifikosh avancimin e bashkëshortes tënde e cila sado e zonja të jetë do t‘i vuaj pasojat e standardeve te mbrapshta e të dhjetëfishta që ke krijuar ti dhe bandat që u shkon ti mbrapa”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Rexhep Selimit është duke vazhduar të mërkurën me…