Ushtarë të plagosur të KFOR-it zbarkojnë me helikopter në Prishtinë

29 maj 2023 | 19:38

Disa pjesëtarë të KFOR-it janë duke u trajtuar në Urgjencën e Spitalit Amerikan, pas lëndimeve të marra nga sulmet me shok bomba të pjesëtarëve të strukturave paralele në Zveçan.

Lajmin për lëndimin e ushtarëve e konfirmon edhe gazetarja e RTK-së, e cila ndodhet në Zveçan.

RTK ka siguruar videon e helikopterit amerikan duke zbarkuar në spitali amerikan në Prishtinë.

Këta të fundit nuk kanë dashur të japin informacione e as ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për ushtarë të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për medie ku…