Shqipëria në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, Xhaçka: Rikonfirmova mbështetjen për trupat e KFOR-it

01 qershor 2023 | 15:35

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë,  Olta Xhaçka, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo, ku dhe ka folur për çështjen e Kosovës.

Ajo ka shkruar se ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR, teksa shton se në takim u diskutua për samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius, mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen transatlantike dhe mbështetjen e aleancës për Ukrainën.

Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara”, ka shkruar Xhaçka në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryeministrin e Maqedonisë…