Ligjvënësit amerikanë i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

07 qershor 2023 | 23:06

Një grup senatorësh amerikanë u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.

Kryetarja e Nënkomitetit të Senatit për Punë të Jashtme, Jeanne Shaheen, senatorët Chris Murphy, Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts, përmes një deklarate të përbashkët thanë se janë “thellësisht të shqetësuar” nga situata fragjile e sigurisë në veri të Kosovës.

“Ne përsërisim mbështetjen e fuqishme të Senatit amerikan për përpjekjet e BE-së, në koordinim të ngushtë me SHBA-në, për të ndërmjetësuar rrugën përpara. Por, që një zgjidhje të jetë e qëndrueshme, si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet menjëherë të dëgjojnë thirrje e ndërkombëtarëve për të shtenisonuar situatën, për të rikthyer besimin në institucionet lokale në veri dhe të ripërkushtohen për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, u tha në deklaratën e senatorëve.

Ligjvënësit amerikanë po ashtu u bënë thirrje liderëve në Kosovë dhe Serbi që të zgjedhin paqen, prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre.

“Dështimi për të shtensionuar situatën do të nxiste pasoja nga Perëndimi, që ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në rrugën përpara dhe pa nevojë rrezikon të dobësojë raportet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të punojnë në mirëbesim me BE-në dhe SHBA-në që të gjendet një rrugë përpara pa vonesa”, u tha në deklaratën e përbashkët të ligjvënësve amerikanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak njerëz dinë për të gjitha cilësitë shëruese të…