Prokuroria Speciale kërkon masë paraburgimi për Millenkoviqin që u arrestua në veri

14 qershor 2023 | 13:18

Prokuroria Speciale sot (e mërkurë) ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit serbë, Millun Millenkoviq- Llune, i cili dyshohet për organizimin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dy javë më parë në Zveçan.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

“Prokuroria Speciale sot ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ndaj Millun Millenkoviq, tash i mbetet gjykatës të caktojë sa do të jetë ajo masë”, ka thënë Lutfiu për “Telegrafin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e ShBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka thënë se…