Vuçiqi për deklaratat e Ramës për ‘Ballkanin e hapur’: Nuk mund ta besoj që e ka thënë këtë

02 korrik 2023 | 15:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “Ballkani i hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin lindi dhe se Procesi i Berlinit është aksi kryesor tanimë.

Vuçiqi ka thënë se nuk e beson që Edi Rama e ka thënë një gjë të tillë, porse mendon se çdo ide që vjen nga Ballkani do të jetë e mirë se ajo që mund të vjen nga jashtë.

“Nuk do të zhytemi me kokë në askund. Nuk jam i sigurt që Rama e ka thënë realisht këtë, thjesht nuk mund ta besoj që e ka thënë këtë. Nuk besoj se ka thënë kështu, por nga ana tjetër do mendoj gjithmonë se çdo ide që vjen nga ne do të jetë më e mirë sepse kjo është shprehje e dëshirave tona”, ka thënë Vuçiqi për “TV Prva”.

Por çfarë ka thënë Rama për “Ballkanin e hapur?

“Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor. ‘Ballkani i hapur’ ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi, e kemi në Tiranë. Kemi mundësinë ta zotërojmë si proces, me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga kancelari Scholz por edhe nga gjithë të tjerët”, ka thënë Rama në një intervistë për “Euronews Albania”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Turizmi patriotik sjell me qindra-mijëra turistë nga Kosova drejt plazheve…