Aksident trafiku në Greqi, vdes një shqiptar
04 korrik 2023
| 20:23
Një 27-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Greqi. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skylabelas.
Shqiptari e humbi kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur me veturë. Sipas mediave greke, përplasja ishte aq e fortë sa kjo e shkaktoi hedhjen e të riut nga vetura.
Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësit, por shqiptari nuk mbijetoi.
27-vjeçari banonte që disa vjet në Mykonos. Ai punonte në një lokal në plazhin e kësaj zone.