Macron: Stabiliteti i Turqisë i rëndësishëm për Francën

16 gusht 2018 | 19:22

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka bërë të ditur se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm për Francën.

Të dy presidentët theksuan rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen reciproke të investimeve, njofton Associated Press.

Erdogan dhe Macron kanë rënë dakord që të takohen ministrat e financave të të dy vendeve shumë shpejtë.

Kjo bisedë erdhi pasi Ankaraja nisi të tregonte shenja përmirësimi të marrëdhënieve me vendet evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji ISPE ka publikuar letrën që do t’ia dërgojë Regjistrit…