Nushi: Vetëvendosje do prokurorë frikacakë
21 gusht 2023
| 12:41
Sekretari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka kritikuar pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe sulmet e tyre që po bëhen në drejtim të prokurorëve dhe në përgjithësi ndaj sistemit të drejtësisë.
Nushi në “Facebook” ka shkruar se të vetmin prokuror që Vetëvendosjes e lavdëron është Elez Blakaj.
“I vetmi prokuror që e lavdëron LV-ja është Elez Blakaj. E pikërisht ky nuk e ka asnjë atribut të prokurorit cilësor. Ai është treguar frikacak. Në përballjen e parë me qeverinë ai ka ikur. Ka kërkuar azil në Amerikë. Pikërisht kësi prokurorë i do qeveria. Te frikësueshëm e te shantazhueshëm kollaj”, ka shkruar Nushi.



