Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc: As edhe një polic i pranuar në vitet e fundit nga komuniteti shqiptar
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar për mbajtjen e një aksioni simbolik para stacionit policor në Bujanoc.
“Respektojeni kushtetutën” ishte thirrja që i bënë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
“Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: ‘Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale’. Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit. As edhe një polic i pranuar në vitet e fundit nga komuniteti shqiptar”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Lutfiu i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta kenë vëmendjen tek gjendja e shqiptarëve në Serbi, sepse sipas tij, diskriminimini ka prekur kufinjtë e racizmit.



