Borrelli reagon për takimin trepalësh: Sot do të shohim nëse palët  janë gati të marrin përgjegjësi

14 shtator 2023 | 11:51

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për punë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell është deklaruar për takimin e sotëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Borrelli dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, fillimisht kanë pritur në takim nga ora 9:00, presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa më pas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë pak momente më parë ka dalë me një reagim Borrelli, ku ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjes.

“Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrelli në “Twitter”.

Ndryshe takimi trilateral në mes të palëve ka filluar minuta më parë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ditën e sotme, Justin dhe Hailey Bieber festojnë 5 vite…