Flamurtari befason Dritën, fitojnë Prishtina dhe Ferizaj
26 gusht 2018
| 18:43
Kampionia aktuale e Superligës, Drita është befasuar nga Flamurtari, pasi pësoi humbje 1-3.
Për vendasit shënoi Kaja, kurse për mysafirët dy gola i shënoi Shillova dhe një tjetër e shënoi Kabashi. Në ndeshjen derbi Prishtina e mposhti skuadrën e Trepçës ’89 me rezultat 0-2, kurse 1-0 fitoi Ferizaj i Afrim Tovërlanit ndaj Lirisë nga Prizreni.
Dje Drenica luajti pa gola me Feronikelin, kurse Llapi shënoi fitore bindëse ndaj Ballkanit (0-3). Fitores se parë në këtë kampionat i është gëzuar edhe Gjilani që e mposhti në Kastriot, KEK-ut me rezultat 2-3.
/Epoka e re/