Drejtori i Policisë: I garantojmë Kosovës siguri, qoftë edhe me jetën tonë

25 tetor 2023 | 08:07

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, derisa ka vlerësuar lart aktin heroik të rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist në Banjskë, ka thënë se janë të përgatitur që t’i përgjigjen çfarëdo lloj sulmi.

“Ne jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me çfarëdo sulmi, si të kësaj natyre, por edhe të tjera.

A mund të ketë pasoja, edhe mund të ketë. Por ne jemi të përkushtuar si Polici e Kosovës që t’i garantojmë Kosovës siguri, qoftë edhe me jetën tonë”, thotë ai në dokumentarin “Dritëhijet e 24 shtatorit” në ATV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lumtuni e vizatueme” është libri më i ri me poezi…