Haxhiu merret në pyetje për rastin Dehari
19 nëntor 2023
| 13:13
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër (e hënë) do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin e Astrit Dehari.
“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.
Pas kësaj, Haxhiu do të mbajë konferencë për medie.



