Halitjaha vazhdon dëshminë në Speciale

05 dhjetor 2023 | 08:09

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i 36-të i ZPS-së, Sadik Halitjaha, ka dhënë dëshminë edhe gjatë ditës së hënë.

Halitjaha u është përgjigjetur pyetjeve të gjykatësit lidhur me dëshminë sa i përket zinxhirit komandues në zonën operative të Pashtrikut.

Dëshmitarit Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij i është prezantuar një dokument që thuhet se është raport pune në Kleçkë i nënshkruar nga një person me emrin Agim Zogaj. Sipas asaj që u tha nga trupi gjykues, pretendohet se Zogaj ka qenë drejtor i burgut në Kleçkë.

Halitjaha në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshminë do ta vazhdojë edhe sot.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione…