Vrasje në ndërtesën e AKI-së

04 shtator 2018 | 11:18

Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë.

“Kallxo.com” ka mësuar se një punëtor sigurimi ka shtënë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë për “Kallxo.com” se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI  ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Ibrahim Berisha, zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e ka konfirmuar këtë vrasje për “Kallxo.com”.

“Ka ndodhur një vrasje në ndërtesën e AKI-së. Viktima ka vdekur nga plagët. Prokurori tash do të dalë në vend të ngjarjes. Detajet mund t’i japim më vonë”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Futbollisti italian Claudio Marchisio është zyrtarisht lojtar i skuadrës së…