Futja e Radoiçiqit në listën e Interpolit, Tahiri: Çfarë pret BE-ja për ta ndëshkuar Serbinë?
08 dhjetor 2023
| 12:17
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar futjen e Milan Radoiçiqit në listën e Interpolit.
Ajo ka bërë me dije se tani duhet të veprojë edhe Bashkimi Evropian (BE) në raport me Serbinë.
Sipas saj, tashmë BE-ja nuk ka çfarë pret për ta ndëshkuar Serbinë.
“Radojçiqi në listën e Interpolit – çfarë pret BE-ja për ta ndëshkuar Serbinë!?”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.