Schweinsteigeri për të ardhmen e Alonsos: Nuk largohet nga Bundesliga

08 shkurt 2024 | 16:41

Aventura e Xabi Alonsos te Bayer Leverkusen në edicionin 2023-2024 ka impresionuar të gjithë dashamirësit e futbollit.

Largimi i Jurgen Kloppit nga Liverpooli në fund të sezonit ka rritur dyshimet se iberikasi do marrë timonin e “Reds”-ve.

Por ikona e mesfushës bavareze dhe kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger, nuk e beson këtë teori: “E njoh Xabin dhe e kuptoj lidhjen e tij me ekipin e Liverpoolit, megjithatë nuk e ndryshojë qëndrimin se ai do të mbetet gjatë në Bundesligë. Mbase etapa me Leverkusenin mund te jetë në fund, por e kuptoj se 42-vjeçarit i pëlqen taktika dhe futbollin në ligën vendëse. E njoh mirë, më besoni për këtë që po them”, përfundoi Schweinsteigeri, duke na lënë të kuptojmë një kalim të mundshëm të Alonsos te Bayern Munchen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 09.02.2024 Punime të…