Kurti dhe Aliu sot dalin në terren
04 mars 2024
| 08:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të dalin në terren.
Ata do t’i shohin punimet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
“Me rastin e fillimit të punimeve për Projektin ”Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2″, të rrugës Prishtinë – Mitrovicë , organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të bëhet vizitë ku do të marrin pjesë Liburn Aliu, minister i MMPHI-se, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Infrastrukturës.



