“Nata është e jona”, gra dhe vajza protestojnë para Kryeministrisë
08 mars 2024
| 20:32
Gra dhe vajza janë bashkuar për të protestuar këtë 8-Mars para Kryeministrisë në Shqipri
Pasi marshuan me pankarta në duar dhe me banderolën ku shkruhej “Nata është e jona”, ato kanë ndezur një zjarr para kryeministrisë ku kanë djegur reçipetat në shenjë revolte.
Protesta ka nisur që prej orës 18:00 në Qytet Studenti, ndërsa pritet që pas kryeministrisë, vajzat dhe gratë të marshojnë drejt Bashkisë Tiranë.



